Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Administrata Trump vendos: Qasje prioritare për zotëruesit e biletave të Botërorit 2026
Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar krijimin e një sistemi të ri që synon përshpejtimin e procedurave të vizave për tifozët që do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës 2026. Ky është një hap i paprecedent, i cili vjen në pritje të miliona vizitorëve që pritet të ndjekin turneun. Nisma e re, e paraqitur të hënën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Trump, parashikon që mbajtësit e biletave të blera direkt nga FIFA do të kenë qasje prioritare në intervistat për viza në konsullatat amerikane që nga fillimi i vitit 2026. Programi do të njihet si “FIFA Priority Appointment Scheduling System” (FIFA PASS). Trump deklaroi se administrata e tij është e angazhuar maksimalisht për t’i krijuar kushte ideale këtij eventi...