U vra jashtë lokalit në SHBA, viktima kushëriri i Elvis Shkambit, kishte hapur GoFoundMe për të

U vra jashtë lokalit në SHBA, viktima kushëriri i Elvis Shkambit, kishte hapur GoFoundMe për të

FRANCESK DHE ELVIS SHKAMBI TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në shtetin e Michiganit, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës. Siç rezulton nga të dhënat publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor. Francesk Shkambi ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë, dhe më pas u mbyll pas raportimeve se po i vinte në ndihmë një vrasësi. Mediat amerikane raportuan se vrasja...