Fluturimi misterioz i 153 palestinezëve në Afrikën e Jugut ngre akuza për plan të fshehtë zhvendosjeje nga Gaza

Fluturimi misterioz i 153 palestinezëve në Afrikën e Jugut ngre akuza për plan të fshehtë zhvendosjeje nga Gaza

Afrika e Jugut nuk do të pranojë më fluturime çharter me palestinezë, disa ditë pasi mbërritja e 153 pasagjerëve nga Gaza shkaktoi trazira në vend. Fluturimi i së enjtes, për të cilin mbeten shumë pyetje pa përgjigje, ishte pjesë e “një plani të qartë për të larguar palestinezët nga Gaza dhe Bregu Perëndimor”, tha të hënën Ministri i Jashtëm Ronald Lamola.Autoritetet izraelite nuk i janë përgjigjur akuzës, raporton BBC. Megjithatë, ajo shton se Izraeli pretendoi se Afrika e Jugut kishte rënë dakord më parë të pranonte 153 palestinezët. Nga ana tjetër, ambasada palestineze në Afrikën e Jugut ka deklaruar se grupi u largua nga aeroporti Ramon i Izraelit dhe mbërriti në Afrikën e Jugut nëpërmjet Nairobit, “pa asnjë njoftim paraprak ose koordinim”. Ambasada palestineze tha...