Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sondazhi i ACP/Ipsos: Pesimizmi, çështja që po bashkon amerikanët në kohë polarizimi
Pesimizmi për të ardhmen e vendit është rritur në qytete krahasuar me një vit më parë, ndërsa Amerika rurale shfaq më shumë optimizëm për të ardhmen e SHBA-së, sipas një sondazhi të ri të Projektit të Komuniteteve Amerikane. Me gjithë këmbënguljen e Presidentit Donald Trump se krimi është jashtë kontrollit në qytetet e mëdha, banorët e zonave metropolitane kanë më pak gjasa ta rendisin krimin dhe dhunën me armë mes shqetësimeve kryesore, krahasuar me disa vite më parë. Këto janë disa nga gjetjet e sondazhit të ri ACP/Ipsos, i cili ofron një panoramë të detajuar të shqetësimeve lokale, duke i ndarë qarqet e SHBA-së sipas llojit të komunitetit, bazuar në të dhëna si raca, të ardhurat, mosha dhe përkatësia fetare. Sondazhi vlerësoi disponimin dhe prioritetet...