Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona
Policia greke sekuestroi laptop, tableta dhe telefona celularë gjatë kontrollit të kryer të hënën pasdite në dy dyqanet ku kishte punuar i riu i arrestuar lidhur me vrasjen e shqiptarit dhe pronarit të kampingut në Finikoundë. Kontrollet u kryen me urdhër të hetuesit si në Athinë ashtu edhe në Finikoundë. U sekuestruan gjithsej dy tableta, dy laptopë dhe telefona celularë që i përkisnin nipit të pronarit të kampingut, partnerit të tij dhe biznesmenit. Përveç hetimit, një njësi tjetër e Drejtorisë së Hetimeve Penale, me mbështetjen e policisë së Kalamatës, kreu një kontroll në vendin e kampingut dhe në shtëpinë e nipit të viktimës. Partnerja e nipit u thirr në sigurinë e Kalamatës, ku dorëzoi telefonin e saj celular. Biznesmeni është personi i parë që nipi...