Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E pazakontë/ 69-vjeçari në Roskovec vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak
PAMJE NGA NGJARJA ROSKOVEC-Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Roskovec, ku një 69-vjeçar ka tentuar të shpëtojë nga masa e arrest në shtëpi, përmes një mënyre shumë ‘kreative’, duke u veshur si grua. Jorgo Hatia është parë në rrugët e fshatit Strum ku dhe ai banon, në prezencën e një personi tjetër, i veshur me një fund të gjatë, triko grash, kapuç dhe bastun. 69-vjeçari pavarësisht përpjekjes së tij të dëshpëtuar për të qenë i lirë, ai ka rënë në prangat e Policisë së Fierit. Ai është dënuar për veprën penale “dhunë në familje”./ZËRI