Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar fort qeverinë dhe SPAK-un, pas raportimeve se autoritetet shqiptare kanë kërkuar një ekstradim të ri të tij nga Zvicra. Ai e cilësoi këtë si një “lajm të rremë” dhe një skenar politik për të devijuar vëmendjen nga skandalet që, sipas tij, po godasin qeverinë në Tiranë. Gjatë intervistës me telefon në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, theksoi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradimin e tij daton më 18 gusht 2023 dhe është bërë “me një urgjencë të pajustifikuar”, duke lënë të nënkuptohet se veprimi ka qenë i urdhëruar politikisht. Sipas tij, kjo është prova se struktura të caktuara brenda SPAK kanë vepruar në mënyrë të njëanshme. Në deklaratën e tij, ai përsëriti se tentativa për arrestimin e...