Dëshmorët që dhanë jetën, të harruar. Varret e çara dhe pa emër, ndërsa pushtuesve të huaj u lulëzojnë

Dëshmorët që dhanë jetën, të harruar. Varret e çara dhe pa emër, ndërsa pushtuesve të huaj u lulëzojnë

Në 81-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut paraqiten në një gjendje të degraduar. Pllaka të plasaritura, shkronja të rëna, emra të munguar dhe trotuare të dëmtuara përshkojnë gjithë hapësirën përkujtimore, duke shfaqur një kontrast të fortë me varrezat dhe memorialet e ushtarëve të huaj në kryeqytet, të cilat janë të pastra, të mirëmbajtura dhe të mbushura me gjelbërim. Gjendja në Varrezat e Dëshmorëve të Tiranës Gjatë verifikimit në terren u vu re se shumë prej pllakave të varreve janë të çara, ndërsa në dhjetëra raste mungojnë shkronjat e emrave apo vitet e lindjes dhe të rënies së dëshmorëve.Edhe trotuaret dhe avllitë përreth paraqiten me dëmtime të dukshme, ndërsa ndriçimi është i dëmtuar në disa zona.Disa varre dëshmorësh rezultojnë plotësisht pa emra....