Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bardhi: Balluku ka urdhëruar Kuvendin të mos fusë ligjet e saj në seancë
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku se po shmang qëllimisht seancat plenare, pas marrjes së saj të pandehur nga SPAK. I ftuar në emisionin “Log”, Bardhi tha se Balluku ka udhëzuar shërbimet e Kuvendit që asnjë nga ligjet e propozuara prej ministrisë që ajo drejton të mos futet për diskutim në seancë. Sipas tij, disa projektligje kanë kaluar në komisione, por janë bllokuar që të mos vazhdojnë në seancë plenare, me qëllim që të shmanget debati dhe përballja me opozitën. Gazment Bardhi: Ndërsa merrej e pandehur zv/kryeministrja Balluku, asnjë media nuk informonin qytetarët që ishte marrë e pandehur. Ne jetojmë në një realitet të tillë. Të gjitha raportet flasin për një kontroll të qeverisë në media. Janë urdhëruar shërbimet...