Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
E pazakontë në Roskovec, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)
Një 69-vjeçar në Roskovec, është përpjekur ditën e sotme, 17 nëntor, për të shpëtuar nga masa e arrest në shtëpi, përmes një mënyre shumë ‘kreative’, duke u veshur si grua. Me një fund të gjatë, triko grash, kapuç dhe bastun, shtetasi J.H., është parë në rrugët e fshatit Strum ku dhe ai banon, në prezencën e një personi tjetër. Por, pavarësisht përpjekjes së tij të dëshpëtuar për të qenë i lirë, ai ka rënë në prangat e Policisë së Fierit. Bëhet me dije se ai është dënuar për veprën penale “dhunë në familje”.