Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Veprimet e Lukashiç janë të papranueshme”, Mali i Zi paralajmëron ambasadorin rus: Do të cilësohen si veprimtari armiqësore
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiç, janë “absolutisht të papranueshme” dhe përbëjnë ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi. Ambasadori rus u thirr për një bisedë në Ministri, pasi ai kritikoi institucionet malazeze. “Ambasadorit rus iu bë e qartë se në të ardhmen mesazhe të ngjashme do të trajtohen si veprimtari qëllimisht armiqësore, ndaj së cilës Ministria do të reagojë në mënyrë adekuate, në përputhje me normat ndërkombëtare”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi. Arsye për reagimin kanë qenë deklaratat e fundit të Lukashiçit lidhur me vendimin e Kuvendit për bashkimin e Ushtrisë së Malit të Zi me mekanizmin e NATO-s për ofrimin e...