Britania rrit pritjen për rezidencë të përhershme nga 5 në 20 vjet

Britania rrit pritjen për rezidencë të përhershme nga 5 në 20 vjet

Qeveria laburiste nën drejtimin e Keir Starmer ka prezantuar një paketë reformash të gjerë në sistemin e azilit, më të mëdha në dekada. Ndër ndryshimet kryesore, statusi i refugjatit do të jetë i përkohshëm, që do të thotë se njerëzit mund të kthehen në vendin e tyre kur kushtet ta lejojnë, ndërsa pritja për vendosje të përhershme do të shkojë nga 5 në 20 vjet. Përdorimi i inteligjencës artificiale do të futet për të vlerësuar moshën e aplikantëve, me qëllim të parandalohen aplikime të rreme nga të rritur që deklarojnë se janë nën 18 vjeç. “Ne kemi një sistem që është jashtë kontrollit”, tha të dielën Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood, e cila ka origjinë nga Pakistani. CNN raporton se pas një vere protestash jashtë...