Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë, Zelensky: Një nga mbrojtjet më të mëdha ajrore në botë

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë, Zelensky: Një nga mbrojtjet më të mëdha ajrore në botë

Ukraina ka arritur një marrëveshje 10-vjeçare me Francën për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Rafale për të forcuar mbrojtjen e saj, ndërsa Kremlini tha se shpreson për një samit të ri me Shtetet e Bashkuara për të diskutuar një zgjidhje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris më 17 nëntor, ku udhëheqësit u pajtuan për marrëveshjen, teksa forcat ruse po intensifikojnë sulmet ajrore në mbarë Ukrainën dhe po bëjnë përparime në lindje. “Do të jetë mbrojtja më e madhe ajrore, një nga më të mëdhatë në botë”, tha Zelensky pas arritjes së marrëveshjes për aeroplanët me dy motorë. Pallati Elize njoftoi se marrëveshja përfshin gjithashtu sisteme të mbrojtjes...