Debati për mozaikun/ Instalacioni i Blerta Kambos për solidaritet kundër kancerit, ngjall reagime kritike

Debati për mozaikun/ Instalacioni i Blerta Kambos për solidaritet kundër kancerit, ngjall reagime kritike

“Dielli i ditës tjetër” është instalacioni i Blerta Kambos i krijuar si imazh solidariteti për 1 në 12 gratë që përballen me kancerin e gjirit. Vepra do të qëndrojë për disa ditë mbi mozaikun “Shqipëria” në Muzeut të Tiranës pa e dëmtuar, si një shtrese që flet për guximin dhe shpresën. “Frymëzimi janë gratë dhe forca e tyre. Kuptova që dhimbjen e tyre nuk mund ta marr asnjëherë përsipër, sepse nuk e kam kaluar, por ajo që mund të kuptoj dhe të shoh është forca e tyre. Doja të tregoja se ato mbeten të forta dhe kanë një bukuri të brendshme”,  është shprehur fotografja Blerta Kambo. Por, përse fotografja zgjodhi të vendosë instalacionin e gruas së qethur, me shenjë në gjoks, mbi portretin e “Nënës...