Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha nga “Foltorja 2”: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë
Gjatë fjalës së tij këtë mbrëmje në podiumin e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, Sali Berisha u ndal te kalimi i ligjit për barazinë gjinore. Berisha tha se “kanë të betuar, se atë ligj nuk do ta pranojnë kurrë”. “Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë. Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra milionë euro, atë ligj votoi Parlamenti. Atë ligj, shqiptarët nuk do e miratojnë kurrë. Ai ligj shpërbën familjen dhe po u shpërbë familja, kombi...