Çelja e grupkapitullit të fundit të negociatave, Spiropali: Kurorëzimi i një dekade reformash të guximshme, një horizont i ri sfidash e mundësish

Çelja e grupkapitullit të fundit të negociatave, Spiropali: Kurorëzimi i një dekade reformash të guximshme, një horizont i ri sfidash e mundësish

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka komentuar çeljen e grup-kapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian. Sipas saj, kjo ngjarje shënon kurorëzimin e një dekade reformash të guximshme. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja shprehet se  sot u mbyll një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish. “Sot mbyllet një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish. Me çdo kapitull të hapur, Shqipëria shkruan një faqe të re të historisë europiane, jo më si aspiratë, por si një realitet në ndërtim. Ky është kurorëzimi i një dekade punësh të vështira, reformash të guximshme dhe besimi të palëkundur tek rruga e një Shqipërie me institucione të forta demokratike, me zhvillim ekonomik e...