Vjosa Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Vjosa Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian. Osmani e ka cilësuar këtë si një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe një moment që i afron qytetarët e Shqipërisë dhe të gjithë rajonin më pranë BE-së. Presidentja theksoi gjithashtu se qytetarët e Kosovës festojnë bashkë me shqiptarët dhe se përpjekjet për avancimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian do të vazhdojnë pandalur.