Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ishin shumë’, Berisha për deklaratën e Ramës: Paratë i përdor për avion taksi
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e thirrur para kryeministrisë, e ka cilësuar krun e qeverisë Edi Rama si një njeri pamëshirë, pasi sipas tij ka lënë pa ilaçe të sëmurët me kancer. Sipas tij, Rama dy ditë më vonë deklaroi se pacientët me kancer mbetën pa trajtim për shkak se ishin shumë dhe buxheti nuk kishte fonde të mjaftueshme. Berisha akuzon Ramën se paratë i përdor për të udhëtuar, për të blerë makina superluksoze dhe shishe vere. Sali Berisha: Dhe dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem që do ta kishte lakmi çdo njeri i pashpirt dhe çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A...