“Publikoni dosjen Epstein”, Trump ndërron mendje: Nuk kam gjë për të fshehur

“Publikoni dosjen Epstein”, Trump ndërron mendje: Nuk kam gjë për të fshehur

Deri tani e kishte bllokuar publikimin e dosjeve Epstein, por Donald Trump, duket ka ndërruar mendje. Presidenti amerikan tani foli në favor të publikimit të të dhënave mbi abuzuesin e minoreneve, Jeffrey Epstein. Shefi i Shtëpisë së Bardhë insistoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe i bëri thirrje kolegëve republikanë të votojnë për publikimin e tyre. “Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duhet të votojnë për të publikuar dosjet e Epstein, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe është koha të largohemi nga ky mashtrim demokrat i kryer ..me qëllim që të shmangim vëmendjen nga Suksesi i Madh i Partisë Republikane… Departamenti i Drejtësisë tashmë i ka dorëzuar publikut dhjetëra mijëra faqe mbi “Epstein”, po shqyrton operativë të ndryshëm demokratë (Bill Clinton, Reid...