Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Protesta e opozitës, Spahia: Mesazhi kryesor rikthimi i fjalës së lirë në parlamentin e Shqipërisë dhe jo vetëm
Opozita ka nisur serinë e protestave kombëtare, duke e cilësuar këtë si një formë të re të komunikimit me qytetarët, me objektiv kryesor rikthimin e fjalës së lirë dhe mbrojtjen e interesit publik. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat, BardhSpahia, theksoi se protesta synon të kthejë zërin e munguar në institucionet demokratike, veçanërisht në parlament. Sipas tij, mazhoranca aktuale po përdor forcën e numrave për t'i hequr opozitës të drejtën e fjalës në çdo seancë. “Është një protestë e cila synon të rikthejë edhe njëherë fjalën e lirë, të munguar tashmë në institucione si parlamenti,” deklaroi ai, duke shtuar se qëllimi është rikthimi i parlamentarizmit tek qytetarët. Spahia akuzoi qeverinë se po tenton “në mënyrë djallëzore” të shtypë dhe të mbulojë problematikat e pafundme të...