Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Moti i keq në veri të Italisë, shkatërrohen 3 banesa, disa persona të zhdukur
Vijon vala e motit të keq në veri të Italisë. Një rrëshqitje dheu shkaktoi shembjen e 3 banesave në rajonin e Friuli Venezia Giulia në zonën e Gorizia. Një person u nxor i gjallë nga rrënojat, dhe dy të tjerë u shpallën të zhdukur, pas reshjeve të dendura që u regjistruan gjatë natës. Dheu ra mbi Brazzano di Cormons, ku ndërhynë zjarrfikësit bashkë me vullnetarët e mbrojtjes civile. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Torre 300 persona u evakuan nga shtëpitë e tyre po në Gorizia, ndërsa shumë vetë u ngjitën nëpër çati për te shpëtuar. Rajoni i Friuli Venezia Giulia u godit nga stuhi të fuqishme të cilat sollën përmbytje masive dhe disa rrëshqitje dheu, veçanërisht rreth provincave të Udine dhe Gorizia....