VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplaset me karrocën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë, e cila më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i karrocës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit si dhe për të menaxhuar qarkullimin në zonë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.