Hapja e grupkapitullit të fundit festohet me tortë, Rama poston pamjet dhe momentet kyçe nga Brukseli

Hapja e grupkapitullit të fundit festohet me tortë, Rama poston pamjet dhe momentet kyçe nga Brukseli

Shqipëria shënjoi këtë të hënë një tjetër hap historik në rrugën drejt BE. Sot në Bruksel u festua me tortë hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave, ”Bujqësia dhe Kohezioni”. Komisionerja Marta Kos, e cila bashkë me ministren e jashtme daneze, Marie Bjerre vlerësuan punën e bërë nga vendi ynë dhe hapjen e negociatave për të gjithë kapitujt në një kohë rekord, brenda 1 viti. Sakaq kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky moment kaq i rëndësishëm. Më herët gjatë ditës kreu i qeverisë tha integrimi në BE është një proces që shkon përtej ngjyrave partiake. Ndërsa premtoi se Shqipëria do të ecë me të njëjtin ritëm për të punuar për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2027, Rama theksoi se në Bruksel nuk...