Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë (Video)

Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë (Video)

Ndotja e Gjanicës kërcënon prej vitesh shëndetin e banorëve të Fierit. Por, ditët e fundit duket se ndotja në këtë lum është shtuar së tepërmi, duke bërë që era e keqe të shpërndahet në të gjithë zonën. Gjatë kohës me shi kompanitë e naftës shfrytëzojnë rastin për të shkarkuar mbetje të pakontrolluara hidrokarbure në lumin Gjanica në Fier. Në një denoncim të postuar nga kreu i PD Sali Berisha shihet se ndotja është tejet e lartë, ndërsa ujërat e lumit janë tërësisht me ngjyrë të zezë duke shkatërruar faunën ujore dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve të cilët në këtë periudhë të vitit e konsiderojnë lumin që përshkon qytetin si mallkimin e fierakëve. Dhe ky është vetëm fillimi, pasi agresiviteti i shkarkimeve bëhet edhe më i...