Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
PS fito 5-0! KQZ certifikon kryebashkiakët e zgjedhur të nëntorit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Pesë kryebashkiakët socialist të dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpalli zyrtarisht fitues kryetarët e bashkive të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës. Brunilda Mersini, Altin Bojini, Gramos Sako, Florenc Doka dhe Ervin Ceca, do të jenë në postin e kryebashkiakut vetëm një vit e gjysmë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të radhës lokale, të planifikuara për pranverën e vitit 2027. VLORË Vlora ishte vendi me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale me vetëm 12.5% të votuesve. Gjithsesi fitoren e thellë e siguroi kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini me 78.88% të votave (15 mijë e 672 vota). Mersini ndiqet nga kandidati i pavarur Dionis Sota me 11.68%...