Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur/ Uji merr para shtëpinë

Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur/ Uji merr para shtëpinë

Dy persona rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje toke në Gorizia të Italisë, mes shirave të rrëmbyer që goditën gjatë natës rajonin, ku u shkatërrua edhe një shtëpi. Zjarrfikësit arritën të nxirrnin një person të gjallë nga rrënojat, por ende nuk dihet asgjë mbi fatin e një 35-vjeçari dhe një gruaje të moshuar të cilën ai kishte tentuar ta ndihmonte. Moti ekstrem ka shkaktuar gjithashtu përmbytje, dëme të mëdha e vështirësi qarkullimi në pjesë të tjera të Friuli Venezia Giulia, një ndër gjashtë zonat e vëna në gatishmëri për shkak të stuhive, së bashku me Emilia Romagnan, Ligurian, Lombardinë, Toskanën e Umbrian. Moti i keq goditi rëndë sidomos zonën midis Palmanova dhe provincës së Gorizias, me dëmet më të mëdha të regjistruara në Cormons, ku...