Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
”Mbrëmë fjetëm jashtë”, çifti nga Vlora në qiell të hapur, banesa u dogj nga zjarri: Kërkojmë ndihmë
Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 17:13 Banesa e çiftit Shametaj nga Vlora, u përfshi nga flakët mesditën e 16 nëntorit dhe është bërë e pabanueshme. Çifti i të moshuarve jetojnë në lagjen e ish-sodës në Vlorë, ndërsa në trishtim të thellë pohojnë se nuk mundën të shpëtonin asgjë. Në çastin kur ra zjarri të dy, burrë e grua ndodheshin në oborr, ndërsa 79-vjeçari Jorgo Shametaj ka tentuar të futej brenda mes për mes flakëve, por e shoqja e ka ndaluar. Jorgo dhe Myrvete Shametaj thonë se pensioni që ata marrin nuk e arrin vlerën e 30 mijë lekëve në muaj, ndaj e kanë të pamundur ta restaurojnë vetë banesën. Dy të moshuarit thonë se në luftën për mbijetesë kanë vetëm njëri-tjetrin, ndaj drejtojnë apel...