“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Sigurisë, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Sigurisë, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

Tensione janë regjistruar në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Brendshme ditën e sotme. Blendi Çuçi është përplasur me deputetin demokrat, Flamur Noka. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen mes tyre, ndërsa raportohet se në një moment Çuçi i drejtohet Nokës duke i thënë “kë sheh, kë sheh…”. Më pas ka ndërprerë seancën dëgjimore. Pas rifillimit të seancës, Çuçi ka kërkuar përjashtimin e Nokës me 10 ditë dhe i kërkoi atij të lërë sallën. “Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore e komisionit për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem lëreni mbledhjen, jeni i përjashtuar, sepse pengon punimet e seancës, fyen, kërcënon drejtuesin e seancës dhe drejtuesin e institucionit. Lëreni sallën të vazhdojë punimet. Po vazhdove do ti kërkoj parlamenti të kërkojë 10 ditë përjashtim. Lereni...