Fshati rumun evakuohet pas sulmit të Moskës në portin e Odesës

Fshati rumun evakuohet pas sulmit të Moskës në portin e Odesës

Autoritetet rumune po evakuojnë fshatin Plaourou, në kufirin rumuno -ukrainas, pasi një zjarr shpërtheu në një anije që transportonte LPG disa qindra metra larg zonës, pas një sulmi me dron rus në portin ukrainas të Izmail. Sipas rrjetit rumun Digi24, midis 100 dhe 150 banorëve të Plaourou, i cili ndodhet përballë Izmail në Danub, shumë banorë po evakuohen si masë paraprake. Sulmi rus të dielën në mbrëmje shkaktoi një zjarr në një anije që transportonte mijëra ton LPG, me flakë që arrinin një distancë prej rreth 500 metrash nga fshati. Autoritetet lokale po paralajmërojnë se situata është jashtëzakonisht kritike, pasi anija mund të “shpërthejë në çdo moment”. Kryetari i bashkisë së rajonit, Tudor Cernega, tha se shërbimet e sigurisë po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi...