Pezullohen anijet, merren masa në pritje të stuhisë që është lajmëruar nga mesnata

Pezullohen anijet, merren masa në pritje të stuhisë që është lajmëruar nga mesnata

Në Vlorë, Fier dhe Durrës autoritetet po marrin masa për të përballuar reshjet me intensitet që pritet të bien 48 orët e ardhshme. Punonjës, specialistë dhe inxhinierë të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Qarkun e Fierit kanë kaluar në gjendje alerti pas parashikimeve për reshje gjatë ditëve në vijim. Zona të banuara si Hambari, Kashishti dhe Pishë Poro do të jenë  nën monitorim të  vazhdueshëm për të  parandaluar vërshimet e lumit Vjosa. Në prefekturën e Vlorës u mblodh sot Komisioni i Mbrojtjes Civile, për tu koordinuar dhe ndarë detyrat konkrete çdo institucioni që të garantohet reagim i shpejtë në rast përkeqësimi të situatës. Në këtë takim është kërkuar me urgjencë ndërhyrja në digën e lumit Vjosë me hedhjen e inerteve ne digë, pasi Novosela...