Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Gjendje alerti për reshjet , rrezik përmbytjesh
Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 15:28 Autoritetet në Vlorë, Durrës dhe Fier kanë kaluar në gatishmëri të lartë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit, me reshje intensive dhe stuhi që pritet të nisin nga mesnata dhe të zgjasin për 48 orët e ardhshme. Në qarkun e Fierit, punonjësit dhe specialistët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ndodhen në alert për të monitoruar nga afër zonat më të rrezikuara. Hambari, Kashishti dhe Pishë Poro janë vënë nën vëzhgim të vazhdueshëm për të parandaluar daljen e mundshme të lumit Vjosa nga shtrati. Ndërkohë, në Vlorë u mblodh sot Komisioni i Mbrojtjes Civile, ku u kërkua ndërhyrje emergjente në digën e Vjosës me hedhjen e inerteve, pasi Novosela konsiderohet zona më e ekspozuar ndaj përmbytjeve. Situata është...