Ministrja Ibrahimaj: Paketa fiskale lehtëson korporatat që financojnë për ekosistemin e start up-eve

Ministrja Ibrahimaj: Paketa fiskale lehtëson korporatat që financojnë për ekosistemin e start up-eve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “Java globale e Sipërmarrjes”, që po zhvillohet nga 17-23 Nëntor në Tiranë, me moton “Së bashku ndërtojmë”. Java Globale e Sipërmarrjes është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore si politik-modernizimi ekonomik përmes inovacionit; ekosistem-Shqipëria si qendër inovacioni në rajon; përfshirje- inovacion për çdo qytetar dhe edukim- aftësimi i brezit të së ardhmes. Në fjalën e saj Ministrja Ibrahimaj u shpreh, se është viti i tretë rradhazi që organizojmë këtë javë, pra një javë e dedikuar nevojave të sipërmarrjes, është një javë në të cilën shumë nga vendet e botës përqëndrohen, bëjnë evente, bëjnë aktivitete, bëjnë takime, me qëllim diskutimin se si mund të nxitet ekonomia nëpërmjet sipërmarrjes, se si gjithmonë e më...