Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Belinda Balluku si “burrneshë”, mes dy stuhive: Asaj të motit dhe asaj të SPAK-ut
Belinda Balluku sot u shfaq me një stil që nuk e pamë shpesh: këmishë, xhaketë, flokë të mbledhura – një pamje e përgatitur më shumë për “menaxhimin e krizave” sesa për sallat e Kuvendit. Dhe me sa duket, kriza që ajo zgjodhi për t’u marrë sot ishte… moti. Sa për debatet, akuzat, komisionet dhe buxhetin? Ato mbeten për një ditë tjetër, kur të hapet moti politik. Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Balluku doli e vendosur t’i vërë “shpatullat” situatës së reshjeve që pritet të vijnë. Ironikisht, kjo energji e re vjen pak ditë pas marrjes si e pandehur nga SPAK – një rastësi që vetëm moti mund ta shpjegojë. Dhe sot, pas tre daljeve publike, të gjitha me të njëjtën veshje serioze, ministrja dukej...