Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Ilir Metën e arrestuat si terrorist”, Proda: Ka qenë proporcionale në raport me situatën
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i është përgjigjur deputeti të PD, Klevis Balliu në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta. Sipas demokratit “ish-presidenti u arrestua si terrorist”. Nga ana e tij, Proda u përgjigj se çështja është nën hetim, por ai pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, duke argumentuar se Meta ka bërë rezistencë. “Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu. Proda u përgjigj: “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka...