Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Zhurmë për të shpëtuar qeverinë

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Zhurmë për të shpëtuar qeverinë

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikimit në media se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij nga Zvicra. Në një postim në rrjete sociale, Ahmetaj shkruan se kërkesa për ekstradim është bërë që në gusht të 2023 dhe ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Sipas tij kjo është një situatë e iniciuar nga partia në pushtet, që të hiqet vëmendja nga skandalet e fundit që kanë përfshirë qeverinë. Reagimi i Ahmetajt Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon: Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet...