Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall në gjyqe!
Klevis Qose TIRANË- Drejtoria e Burgjeve parashikon të realizojë seanca gjyqësore me videocall nga burgu për personat me rrezikshmëri të lartë, pa i transportuar drejt gjykatave. Kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, ku njoftoi se në seancat gjyqësore të burgosurit dhe të paraburgosurit nuk do të jenë më të pranishëm në sallë. Qose: Sa i përket buxhetit për vitin 2026, tavanet buxhetore janë në masën 9.76 miliardë lekë. Kemi një revolucion në sistemin e burgjeve në Repubikën e Shqipërisë, për sistemin dixhital të punës, duke përfshirë edhe risinë për realizimin e seancave gjyqësore me videocall. Të gjitha seancat gjyqësore do të realizohen me videocall, kjo sjelll një përfitim ekonomik dhe kursim ekonomik...