“Kë sheh, kë sheh?”/ Plas debati në ‘Çështjet e Brendshme’, Çuçi përjashton Nokën: Dilni jashtë

“Kë sheh, kë sheh?”/ Plas debati në ‘Çështjet e Brendshme’, Çuçi përjashton Nokën: Dilni jashtë

Komisioni për Çështjet e Brendshme TIRANË- Komisioni për Çështjet e Brendshme është mbyllur me debate. Gjatë kohës që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, raportonte në Komision, kryetari Bledi Çuçi dhe deputeti demokrati, Flamur Noka, janë përplasur deri në përjashtim nga seanca.  Përplasja mes tyre erdhi pasi Noka ndërhynte herë pas here gjatë raportimit të Prodës. Bledi Çuçi i kërkoi disa herë Nokës të mos ndërhynte, derisa e përjashtoi nga mbledhja. Mirëpo ky i fundit nuk pranoi ta linte sallën dhe Çuçi ndërpreu mbledhjen.  Siç mund të dëgjohet në video, Çuçi i drejtohet Nokës me fjalët: “kë sheh, kë sheh…”, pas së cilës ai ndërpreu seancën dëgjimore. Pas rifillimit të mbledhjes, Çuçi lexoi rregulloren dhe njoftoi përjashtimin e Nokës nga seanca, duke i...