Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Moti i keq godet Italinë, rrëshqitjet masive të dheut shkatërrojnë një banesë gjatë natës, autoritetet në kërkim të dy të zhdukurve
Moti i keq që goditi Italinë shkaktoi një rrëshqitje toke që rrëmbeu një shtëpi në Brazzano di Cormons, në provincën e Gorizias, gjatë natës së ditës së dielë. Sipas Corriere, një person u nxor i gjallë nga rrënojat dhe kërkimet janë ende duke u zhvilluar për dy persona të zhdukur: një burrë 32-vjeçar gjerman dhe një grua 83-vjeçare, të cilën gjermani mund të ketë qenë duke u përpjekur ta shpëtonte. Një rrëshqitje masive balte përfshiu një shtëpi të vjetër trekatëshe dhe banesën ngjitur. Pjesa e tokës u shkëput nga kodra pas kishës, e cila nuk u prek nga shembja. Shtëpia e gëlltitur nga rrënojat është shtëpia e një burri 35-vjeçar, me origjinë nga Gjermania, i cili emigroi së fundmi në fshatin në Friuli Venezia Giulia,...