PS refuzon sërish PD, kërkohej debat për minimumin jetik, Bardhi: Asgjësim i parlamentarizmit

PS refuzon sërish PD, kërkohej debat për minimumin jetik, Bardhi: Asgjësim i parlamentarizmit

Në konferencën e kryetarëve opozita mori një tjetër JO në kërkesën  “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik”. “Maxhoranca në kuvend, vijon me projektin për asgjësimin e parlamentarizmit dhe çdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja e Kuvendit. Ka ardhur në kuvend për shqyrtim projekt buxheti 2026 dhe para tre ditësh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare që shoqërojnë. Qartësisht në këtë projekt buxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimunit jetik”, tha Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD. Kryetari Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla të tilla kërkesa i quannjë situatë atipike në historinë 35-vjeçare të Kuvendit, ku vetëm në 3 muajt e parë të këtij kuvendi tha ai,   kanë  ardhur një...