Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në derën e shtëpisë/ Prokuroria kërkon 23 vite burg për një nga autorët

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në derën e shtëpisë/ Prokuroria kërkon 23 vite burg për një nga autorët

23 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për një nga vrasësit e Gentjan Bejtjas në atentatin e 15 marsit 2024 në oborrin e banesës së tij. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar shpalljen fajtor të shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari. Nga hetimet ka rezultuar se ditën e atentatit, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentjan Bejtjas kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje. “Prokuroria pranë Gjykatës së...