Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gara për Komisionerin e Mbrojtjes ndaj Diskriminimit, aplikon edhe Sonila Bejtja. Bardhi: U tërhoq, pasi është ende në detyrë në Kushtetuese
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Sonila bejtja ka aplikuar për tu zgjedhur nga Parlamenti si komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, por brenda pak ditësh e ka tërhequr aplikimin e saj. Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili tha se tërheqja ka ndodhur për shkak se ajo është ende në detyrë si anëtare e Kushtetueses dhe nuk mund të kandidonte për një tjetër pozicion. Në të njëjtën kohë ai hodhi poshtë raportimet për në pakt me PS-në, mungesa e të cilit ka sjellë edhe shtyrjen disa herë të votimit për avokatin e popullit. “Znj. Sonila Bejtja ka njoftuar komisionet parlamentare për tërheqjen e saj nga gara menjëherë sa është shpallur për shkak se ka papajtueshmëri për funksionin e anëtarit...