Ekskluzive/ SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

Ekskluzive/ SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”, në dyert e prokurorisë është paraqitur avokati Genc Gjokutaj. Jozyrtarisht mësohet se Berisha dorëzoi përmes avokatit kërkesën për afrimin e ditës se kur do të pyetet kreu i PD.Ditën e premte Berisha ndodhet jashtë vendit, dhe kjo është arsyeja pse kanë kërkuar ndryshim. Top Channel mëson se Berisha do të paraqitet në SPAK për këtë çështje, ditën e mërkurë në orën 9:00. Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme tha se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Top Channel