Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Buxheti 2026, barra mbi konsumatorët, barra fiskale te punonjësit e konsumatorët
SYRI TV Buxheti i vitit 2026 synon të rrisë të ardhurat, por barrën kryesore fiskale e mbajnë punonjësit dhe konsumatorët, ndërsa bizneset më pak. Rritja e buxhetit parashikohet të bazohet mbi tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi të ardhurat personale dhe akcizat. Nga buxheti i vitit 2026 më i fituari del shteti, pasi barrën më të madhe e mbartin punonjësit dhe konsumatorët, ndërsa bizneset e mëdha do të mbajnë vetëm një pjesë të vogël të kësaj shtese. Tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) arrin 88.3 miliardë lekë, me rritje 4.9%, falë shtimit të numrit të punonjësve dhe rritjes së pagave. Edhe në këtë rast, ndikimi kryesor vjen nga individët e punësuar, jo nga bizneset. Tatimi mbi fitimin pritet të rritet në 7.8%. Tatimi mbi...