Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Është bërë që më 2023, e sotmja është në vazhdën e tymnajës
Pas publikimit në media së Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij nga Zvicra, ka reaguar ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Sipas tij kërkesa për ekstradim është bërë që në gusht të 2023 dhe ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. “Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…”, shkruan Ahmetaj në një postim në faqen e tij në facebook. Mesazhi i plotë: Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon: 1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte...