A djeg më shumë kalori nëse stërvitesh me stomakun bosh? Përgjigjet eksperti

A djeg më shumë kalori nëse stërvitesh me stomakun bosh? Përgjigjet eksperti

Prej kohësh na ka torturuar pyetja nëse digjen më shumë kalori nëse stërvitemi me stomakun bosh, ndaj më në fund, ekspertët kanë marrë mundimin të na përgjigjen. “Ka një element të vërtete në këtë,” thotë Javier Gonzalez, profesor i ushqyerjes dhe metabolizmit në universitetin e Bath-it. “Kur ushtrohemi, gjithmonë djegim një përzierje energjish, kryesisht karbohidrate dhe yndyrë. Nëse ke bërë fasting gjatë natës, zakonisht djeg pak më shumë yndyrë dhe më pak karbohidrate sesa nëse ke ngrënë mëngjes, sidomos një vakt të pasur me karbohidrate.” Por kjo nuk do të thotë se stërvitja me stomakun bosh është më e mirë për humbje peshe. “Ne mund të magazinojmë vetëm një sasi të vogël karbohidratesh në muskuj dhe në mëlçi. Çdo energji e tepërt, qoftë nga karbohidratet,...