Vodhi shuma parash në 3 biznese/ Vlorë, prangoset 36-vjeçari

Vodhi shuma parash në 3 biznese/ Vlorë, prangoset 36-vjeçari

Vodhi shuma parash në 3 biznese, policia arreston 36-vjeçari, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cashline”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi: * E. Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve në qytetin e Vlorës, konkretisht: * Më datë 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë në lokalin e një shtetasi; * Më datë 14.11.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 100 000 lekë në një furrë buke; * Më datë 16.11.2025,...