Vrasja e Gentian Bejtjas! Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqaraj: Largoi qitësit nga vendi i ngjarjes

Vrasja e Gentian Bejtjas! Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqaraj: Largoi qitësit nga vendi i ngjarjes

Gentjan Bejtja, Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj TIRANË-Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për një prej autorëve të vrasjes së Gentian Bejtjas. Bëhet fjalë për Ilir Beqaraj, i cili ka ndihmuar vrasësit të largoheshin nga vendi i ngjarjes, si dhe kë vëzhguar disa herë Bejtjan pranë banesës. Beqaraj, i cili ka përdorur dhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, është marrë i pandehur për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave”. Ilir Beqaraj është arrestuar që në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor. Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një...