djali i 49-vjeçares
KORÇË- Policia e Korçës ka nisur hetimet pas vdekjes së një 49-vjeçarje një ditë më parë në këtë qytet, pasi familjarët e saj kanë kanë kallëzuar Spitalin Rajonal për neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi familjarët e shtetases G. N., 49 vjeçe, që humbi jetën në Spitalin Rajonal Korçë, më datë 16.11.2025, kanë kallëzuar për neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor. Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia.
49-vjeçarja Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës tre ditë më parë pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje. Pas trajtimit në shërbimin e urgjencës ajo u dërgua në shtëpi, megjithatë sipas familjarëve ajo sërish nuk ishte mirë. Një ditë më parë, i biri dhe bashkëshorti e gjetën 49-vjeçaren të pajetë në dhomë. Ka qenë djalë i viktimës, Erdiol Nano, ai që bëri publik lajmin, teksa ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës. Sipas tij, mjekët e spitalit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij, madje e kanë nxjerrë nga spitali edhe pse 49-vjeçarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore./ZËRI
