Proda në komision: Policia nuk ka shkelur ligjin për arrestimin e Ilir Metës

Proda në komision: Policia nuk ka shkelur ligjin për arrestimin e Ilir Metës

Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:46 Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë dëshmisë së tij, Proda theksoi se veprimet e policisë janë kryer brenda kuadrit ligjor, duke sqaruar se përdorimi i forcës ndodh vetëm kur i ndaluari kundërshton urdhrin e policisë. “Policia nuk ka shkelur ligjin. Përdorimi i forcës bëhet kur ka rezistencë. I takon personit të sillet në përputhje me detyrën që ka mbajtur. Do të ishte në nderin e tij të sillet sipas detyrës që ka ushtruar,” deklaroi Proda. Ai shtoi se forca përdoret vetëm kur është e domosdoshme, duke respektuar protokollet dhe të drejtat e personit të ndaluar. Deklarata e tij u bë...