SPAK: Përcakton daten kur Berisha do të thirret për “21 janarin”

Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 15:12
Pak orë pas konfirmimit zyrtar të thirrjes së kreut të PD, Sali Berisha, për t’u pyetur lidhur me dosjen e “21 janarit”, në ambientet e SPAK-ut është paraqitur avokati i tij, Genc Gjokutaj.
Sipas burimeve jozyrtare, Gjokutaj ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e datës së paraqitjes, pasi të premten Berisha ndodhet jashtë vendit. Në bazë të kërkesës së avokatit, data e thirrjes është afruar.

Mësohet se Berisha do të paraqitet për të dhënë deklarime në SPAK ditën e mërkurë, në orën 09:00.

SPAK ka njoftuar zyrtarisht se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrjen gjatë zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të dhënë më herët nga Prokuroria e Posaçme.